Telegrafi

Rusia do të dëbojë 20 diplomatë çekë nga vendi

Rusia ka njoftuar se 20 diplomatë nga Republika Çeke do të dëbohen nga vendi.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, njoftimi vjen derisa Republika Çeke ishte e para që njoftoi dëbimin e 18 diplomatëve rusë të shtunën.

Agjentët lokalë të inteligjencës çeke thonë se diplomatët janë operativë të inteligjencës ruse.

Ata dyshohen për përfshirje në një shpërthim të një depoje armësh gjatë vitit 2014, ku ndërruan jetë dy persona.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian pritet të diskutojnë për akuzën gjatë një takimi të hënën.

Moska iu ka dhënë kohë një ditë, diplomatëve çekë për t’u larguar nga vendi, derisa Republika Çeke iu dha kohë rusëve 72 orë. /Telegrafi/