Dy fregata të marinës ruse një nëndetëse kanë gjuajtur gjashtë raketa në objektivat e Shtetit Islamik në Siri, kanë thënë nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, militantët që mbijetuan sulmin, u vranë më vonë në sulmet ajrore.
Po sipas medieve të huaja, raketat janë nisur nga fregata e marinës ruse, Admirali Essen dhe Admirali Grigorovich, si dhe një nëndetëse, Krasnodar, nga Mesdheu lindor.
Sulmet, siç thuhej më tej, kishin në shënjestër Shtetit Islamik komandën dhe qendrat e komandës së ISIS, si dhe depot e municioneve në provincën siriane të Hama.
Po sipas autoriteteve ruse, nga këto sulme është goditur një depo e madhe e municionit pranë qytetit të Aqerbat, e cila shpërtheu pas marrjes së një goditje të drejtpërdrejtë. /Telegrafi/