Aeroplanët ushtarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë, një anëtare e NATO-s, raporton agjencia e lajmeve BNS.
Agjencia tha se “Tupolev Tu-154” ishte më pak se një minutë në hapësirën ajrore të Estonisë të shtunën, pranë ishullit të Weindlo në Detin Baltik.
Duke cituar një burim nga ushtria estoneze, BNS raporton se pajisja e avionit për marrjen e sinjalit ishte e kyçur dhe se kishte një plan fluturimi, por se nuk kishte radio kontakt me aeroplanin.
Estonia do t’ia dorëzojë notën ambasadorit të Rusisë në Talin, tha agjencia, duke shtuar se ky ishte incidenti i parë i tillë këtë vit.