Site icon Telegrafi

Rusia shet armë në vlerë 14.5 miliardë dollarëve

Eksportet e armëve të Rusisë arritën shumën prej 14.5 miliardë dollarëve vitin e kaluar, më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht, njoftoi sot Presidenti Vladimir Putin.

Portofoli total i porosive të huaja për armët ruse ka tejkaluar shumën prej 56 miliardë dollarëve, ka thënë Putini në një takim të komisionit presidencial për bashkëpunim ushtarak teknik, term i përdorur në Rusi për eksportin e armëve, njoftojnë agjencitë ruse të lajmeve.

Exit mobile version