Site icon Telegrafi

Rusia shënon rritje rekorde të rasteve ditore, mbi 2,000 të sëmurë me coronavirus brenda 24 orëve

Gjatë ditës së sotme, Rusia konfirmoi për 2,186 infeksione të reja coronavirus, që e ngrit në 15,770 numrin e përgjithshëm të personave të sëmurë, teksa shënohet njëherësh një rekord njëditor në raste të reja.

Deri më tani, nga ky shtet nuk është raportuar për përhapje të madhe të pandemisë, derisa raportohet për 130 të vdekur, transmeton Telegrafi.

Numrat e raportuar zyrtarisht në Rusi, që janë shumë më të vogla se ato në vendet evropiane, kanë ngjallur shumë dyshime.

Ekspertët paralajmërojnë se kapaciteti i testimit, mund të jetë penguar nga burokracia, ndërsa zyrtarët paralajmërojnë se numri i vërtetë i rasteve mund të jetë shumë më i lartë.

Shumica e rasteve janë shënuar në Moskë, ku 12 milionë banorëve iu është kërkuar që të mbyllen në shtëpi dhe të dalin vetëm për arsye shumë serioze. /Telegrafi/

Exit mobile version