Telegrafi

Rusia sërish shkel hapësirën ajrore finlandeze

Në njoftim precizohet se, avioni rus TU-154, është futur gjysmë kilometri në hapësirën ajrore finlandeze në jugperëndim të vendit Porvo, në bregdetin jugor të këtij vendi baltik, ka njoftuar ministria.

Forcat ajrore të Finlandës kanë dërguar një avion për të vërtetuar se për çfarë fluturake bëhet fjalë, por nuk dihet nëse ka qenë avion transportues apo tjetër, ka transmetuar agjencia e lajmeve Reuters.

"Këtë incident është duke e hulumtuar shërbimi kufitar. Ende nuk kemi informacione të plota, e është e zakonit që në raste të tilla të kërkohet arsyetim i një incidenti të tillë”, ka deklaruar ministri finlandez i Mbrojtjes, Jyrki Iivonen.