Telegrafi

Rusia rikthehet në epokën “sovjetike”

Sipas “Human Rights Watch”, shtypja e protestave dhe ligjet e debatueshme të miratuara nga Putini përbëjnë shkeljen më flagrante të të drejtave të njeriut që prej rënies së Bashkimit Sovjetik.

Për “HRW”, është frika e Putinit nga protestat masive ajo që ka motivuar disa ligje që kufizojnë të drejtën e manifestimeve, duke kërcënuar me burg këdo që merr pjesë në protesta, për të cilat nuk është dhënë leja paraprake nga autoritetet, transmeton TCH.

Në bazë të këtij ligji, disa përfaqësues të opozitës përballen tashmë me gjoba apo mundësinë e burgosjes.

Një tjetër ligj i debatuar ishte ai që lejon Moskën të censurojë pjesërisht publikimet e shtypit vendas.

Moska nuk ka reaguar ende zyrtarisht ndaj komenteve të “Human Rights Watch”.

Megjithatë, një zëdhënës u shpreh se “situata e të drejtave të njeriut në Rusi nuk është ndër më të këqijat”, ndërsa shtoi se hartuesit e këtij raporti, SHBA dhe vendet e BE-së, duhet të adresojnë më parë “shkeljet e shumta” që ndodhin brenda vendeve të tyre. /Telegrafi/