Telegrafi

Rusia pritet t’i kthej Maqedonise borxhin prej 60 milion dollarë

Ambasadori rus në Maqedoni Vlladimir Sollocinski paralajmëroi se marrëveshja përfundimtare do të arrihet në takimin e radhës të ministrit rus dhe atij të Maqedonisë, që do të mbahet në Moskë.

“Ngelën vetëm një numër i vogël i çështjeve teknike dhe shpresoj se së shpejti Stavrevski dhe Kudrin do të firmosin marrëveshjen dhe me këtë do të mbyllet kjo çështje e pazgjidhur në marrëdhëniet tona ekonomike, me çka do të mund të merremi me gazifikimin”, u shpreh Vlladimir Sollocinski, ambasador i Rusisë në Maqedoni.

Projekti i gazifikimit do të realizohet me të hollat e të ashtuquajturit borxh të kliringut, por pjesën tjetër të hollave për rrumbullakimin e tërë investimit që kushton mbi 200 milion euro, do ta siguroj një firmë ruse, e cila do të udhëheq me rrjetin e gazit.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski thotë se gazi në Maqedoni do të filloj të livrohet pasi kompanitë do të gjejnë interesin e tyre financiar.

“Deri më 15 shkurt do të arrijnë ofertat kur kompanitë do të tregojnë se sa është afati, do t’i përgatisin ofertat dhe projektet dhe atëherë do të mund të themi se cilat kompani janë paraqitur në atë thirrje, për çfarë afati do ti kryejnë punët dhe për çfarë shume bëhet fjalë” tha Janakievski.