Telegrafi

Rusia pritet ta shkurtojë sasinë e dërguar të gazit në Finlandë

Rusia gjatë ditës së nesërme mund të shkurtojë furnizimet e saja me gaz në Finlandë.

Kjo do të ndodhte një ditë pasi udhëheqësit finlandezë thanë se do të aplikojnë pa vonesë për anëtarësim në NATO.

Politikanët kryesorë finlandezë janë paralajmëruar se Rusia mund të ndalojë furnizimet me gaz të premten, raportojnë mediat finlandeze, duke cituar burime të paidentifikuara dhe pa specifikuar se nga erdhi paralajmërimi, shkruan theguardian.

Nëse gazi rus ndërpritet, atëherë do të shkaktonte probleme të mëdha për disa industri finlandeze dhe prodhimin e ushqimit, raporton Iltalehti.

Ndryshe, Finlanda ka theksuar disa herë se do të aplikojë për anëtarësim në aleancën më të madhe ushtarake në botë. /Telegrafi/