Site icon Telegrafi

Rusia pretendon se SHBA po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet presidenciale

Rusia pretendon se ka dëshmi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë duke u përpjekur të ndërhyjnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Moskë, thotë agjencia ruse e lajmeve Interfax, duke cituar zëvendësministrin e Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, shkruan Telegrafi.

Interfax e përmendi Ryabkov-in që thoshte se SHBA po kërkon të krijoj kaos në Rusi. Ai gjithashtu shtoi se sanksionet nga SHBA kishin për qëllim destabilizimin e vendit, mirëpo Ryabkov nuk dha prova për të mbështetur këto pretendime.

Qytetarët rusë me 18 mars do të shkojnë në kutiat e votimit, ku sondazhet e fundit tregojnë një fitore të madhe për Vladimir Putinin.

Shumë vëzhgues perëndimorë janë skeptikë në lidhje me meritat demokratike të procesit zgjedhor të Rusisë.

Pavarësisht marrëdhënieve në mes Presidentit Donald Trump dhe Vladimir Putin, titujt ndërkombëtarë të lajmeve janë dominuar nga hetimi i SHBA-së, nëse shteti rus ishte i përfshirë në ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA. Deri tani, hetimi i ka akuzuar individët dhe bizneset për ndërhyrje, duke thënë se ata kërkuan të minojnë rivalinen e Trumpit, Hillary Clinton .

Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë rënë dakord njëzëri se Moska ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, gjë që Rusia shpesh e ka mohuar. /Telegrafi/

Exit mobile version