Site icon Telegrafi

Rusia po përpiqet ta destabilizojë Ballkanin

Ballkanin Perëndimor pritet ta përfshijë një krizë e madhe politike ndërkohë që Rusia ka aktivizuar motorët në shtrirjen e ndikimit të saj.

Tensionet në Maqedoni, provokimet e Serbisë në Kosovë dhe lëvizjet e dyshimta në Mal të Zi japin sinjale të qarta për përpjekjet e Moskës që të kyçet në Ballkan.

Serbia duke besuar në mbështetjen e Putinit, e cila tashmë ka nisur edhe furnizimin me armatim, i ka dhënë përkrahje Gruevskit, duke besuar që me të mund ta bëjë rianeksimin e kufijve të Bosnjës dhe të Kosovës.

Nga ana tjetër tashmë në Prokurorinë e Malit të zi po hetohet rasti i përfshirjes së shërbimeve ruse në planifikimin e puqit.

Njohës të rrethanave politike në rajon alarmojnë se Ballkani me vetëdije po futet në një situatë e cila shumë shpejt mund të marrë përmasa fatale. Ndërkohë që, sipas tyre, forcat e politikave antishqiptare janë aktivizuar haptazi.

“Jo rastësisht Sputnik në një nga numrat e fundit kishte montuar një hartë të Ballkanit, duke marrë zjarr. Eskalimi është i mundshëm nëse në Serbi do të fitojnë terren forcat antiperëndimore, që do të ndikonin egërsisht pastaj në rajon”, ka thënë  Ylli Pata, gazetar dhe njohës i proceseve politike në Shqipëri.

Pos interesit rus që ta shtrijë ndikimin në Ballkan, krizës i ka ndihmuar edhe problematika ndëretnike, qeverisjet e dobëta, korrupsioni si dhe një prirje në rritje drejt autokratizmit të udhëheqësve politikë të rajonit. /Zëri/

Exit mobile version