Rusia po djeg sasi të mëdha të gazit natyror që mund të furnizohet Evropa, tha një kompani kërkimore.
“Rystad Energy” tha se monitorimi satelitor tregon se që nga 11 korriku, Rusia ka “djegur” vëllime të mëdha gazi në objektin Portovaya LNG pranë kufirit finlandez.
Ata thanë se sasia që digjet është rreth 0.5 për qind e kërkesave vjetore të BE-së, transmeton Telegrafi.
Në vend që të ndizet, gazi mund të dërgohet në Gjermani përmes tubacionit Nord Stream 1, tha Rystad.
Tubacioni aktualisht po funksionon me vetëm 20 për qind kapacitet, thuhet tutje.
Kompania vuri në pikëpyetje “qëllimin e Rusisë kur bëhet fjalë për eksportet e gazit në Evropë, të cilat kanë rënë 77 për qind nga viti në vit deri më tani në gusht”.
Kjo është “ekuivalente me mbi 20 për qind të kërkesës së BE”, thuhet në deklaratë.
Ndezja është një proces gjatë të cilit gazi i ndezshëm digjet për arsye teknike ose sigurie.
Por nivelet e ndezjes në Portovaya duket të jenë dukshëm më të larta se sa pritej.
Rystad shtoi: “Nëse impianti i Portovaya do të ishte një fushë e pavarur gazi, do të ishte në top pesë listën e fushave më të mëdha që digjen globalisht.
“Kjo djegie është një fatkeqësi mjedisore me rreth 9,000 ton të CO2 që emetohet çdo ditë”.
Uzina, pranë kufirit me Finlandën, po djeg gaz me vlerë rreth 10 milionë dollarë çdo ditë.
Shkencëtarët janë të shqetësuar për vëllimet e mëdha të dioksidit të karbonit dhe blozës që po krijon, të cilat mund të përkeqësojnë shkrirjen e akullit të Arktikut.
Ambasadori i Gjermanisë në Mbretërinë e Bashkuar tha për BBC News se Rusia po digjte gazin sepse nuk mund ta shiste diku tjetër. /Telegrafi/