Ministria e jashtme e Rusisë ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Maqedoni ku është thelluar kriza pas vendimit të kryetarit Gjorge Ivanov për të mos mandatuar askë për të formuar qeveri të re, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas reagimit, me shqetësim të thellë, Rusia konstaton se kriza politike në Maqedoni është provokuar nga ndikime të jashtme në çështjet e brendshme të saj, duke akuzuar se është duke u tentuar imponimi i Deklaratës së partive politike shqiptare, që sipas kësaj ministrie, synohet ”Shqipëria e Madhe”, që sipas tyre në shënjestër vihen territore të Greqisë, Maqedonisë, Serbië dhe Malit të Zi.
MPJ-ja ruse konsideron se kjo paraqet një vijë ekstreme që rrezikon shkatërrimin e shtetësisë dhe pavarësisë së Maqedonisë. Kjo ministri sulmon edhe Perëndimin, për gjoja tentime që përmes shqiptarëve, pushtetin ta merr opozita e mundur në zgjedhjet e 11 dhjetorit të vitit 2016./Telegrafi/