Telegrafi

Rusia përjashtohet nga Lojërat Olimpike

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) nëpërmjet një komunikate për shtyp ka bërë të ditur se do të presë për të parë zgjedhjet ligjore përpara se të vendosë për një pezullim kolektiv të të gjithë sportistëve të kualifikuar për olimpiadë.

Por në këtë komunikatë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka deklaruar se po shihet mundësia që të zhvillohen kontrolle për të gjithë sportistët rus që morën pjesë në Lojërat Olimpike dimërore në Sochi në vitin 2014.

Komunikata e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar vazhdon me vendimin për të mos mbështetur më asnjë aktivitet sportiv në Rusi, duke përfshirë Lojërat Evropianë që ishin parashikuar të zhvilloheshin në qershor të vitit 2019.

Gjithashtu ka filluar verifikimi për zyrtarët rus të përmendur në raportin e Dr. Ricard McLaren, të pezullohet ministri rus i Sporteve, Vitali Mutko nga Olimpiada e Rios, i kërkohet McLaren të vazhdojë zbulimin e këtij skandali duke inkurajuar çdo anëtarë të federatave ruse e zyrtarë që të ndihmojë në këtë proces.