Telegrafi

Rusia përjashtohet nga ‘LO 2020’ dhe ‘KB 2022’ e nga çdo sport tjetër

(Foto: Dean Alberga/World Archery Federation via Getty Images/Guliver)

Agjencia Botërore Kundër Dopingut ka vendosur një përjashtim katërvjeçar ndaj Rusisë për të gjitha kampionatet botërore të sportit.

Ky vendim do të nisë që nga Lojërat Olimpike të vitit 2020 e deri te Kampionati Botëror i vitit 2022, transmeton TCH.

Komiteti me 12 anëtarë u mblodh në Lozanë të Zvicrës dhe mori këtë vendim që është konfirmuar edhe nga kreu i Agjencisë Ruse Kundër Dopingut.

Vendimi u mor pasi verifikimet zbuluan se të dhënat nga Rusia për dopingun e lojtarëve kanë qenë të manipuluara.

(Foto: Dustin Satloff/Getty Images/Guliver)

 

(Foto: Toru Hanai/Getty Images/Guliver)