Site icon Telegrafi

Rusia nuk ndalet, dënon edhe bashkëpunëtoren e Navalnyt

Lyubov Sobol, një aleate e ngushtë e opozitarit rus, Alexei Navalny, u dënua me një vit punë në dobi të komunitetit.

Ajo këtë informacion e dha përmes rrjeteve sociale teksa shihet edhe në një fotografi pran policisë ruse.

“Vendimi në çështjen time penale në lidhje me një përpjekje për të biseduar me helmuesin e Navalnyt, Konstantin Kudryavtsev – fajtore, punë korrektuese për 1 vit”, shkroi ajo fillimisht në Twitter

“Ndërkohë, çështja për vrasjen e mbetur në tentativë të Navalnyt ende nuk është iniciuar”, tha Sobol.

Gjyqi kundër Sobolit vjen në kushte të shtypjes kundër aleatëve dhe mbështetësve të Navalnyt, të cilët organizuan disa tubime për të protestuar arrestimin e tij në fillim të këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version