Telegrafi

Rusia nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën

"Qëndrimi i Rusisë për çështjen e Kosovës ka mbetur i pandryshuar", tha Medvedev, pas takimit me kryetarin e Serbisë, Boris Tadiq, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjeve për energji ndërmjet dy vendeve.

Më tutje, Medvedev tha se "jemi nisur dhe nisemi nga fakti se pavarësia e njëanshme e Kosovës, po shprehet shumë negativisht në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare". /rel/