Site icon Telegrafi

Rusia nuk e ka ndalur furnizimin me drithëra në Shqipëri

Rusia është shprehur se nuk e ka ndalur furnizimin me drithëra në Shqipëri dhe çdo shqetësim në këtë aspekt është i pabazuar, ka thënë Ambasada e Rusisë në Shqipëri.

“Ambasada e Rusisë në Shqipëri është e befasuar me një numër të madh të raporteve të publikuara aktualisht nga mediat shqiptare me pretendimin për kërcënim të dyshuar për përfundimin e furnizimit me drithëra ruse për Shqipërinë”, ka shkruar Ambasada e Rusisë në rrjetin Facebook, raporton agjencia Interfax nga Moska.

Vendimi i qeverisë së Rusisë vetëm e ndalon importimin e prodhimeve bujqësore të Shqipërisë dhe të materialeve të papërpunuara në Rusi, thotë kjo ambasadë.
“Vendimi nuk ka të bëjë me regjimin e eksportit të mallrave ruse, përfshirë drithërat, prandaj, shqetësimi për përfundim të mundshëm të furnizimit me drithëra ruse në Shqipëri, është krejtësisht i pabazuar”, ka thënë Ambasada e Rusisë në Tiranë.

Para disa ditësh, qeveria e Rusisë e ka zgjeruar listën e vendeve nga të cilat nuk do të importohen prodhime ushqimore, duke e përfshirë Shqipërinë, Malin e Zi, Islandën dhe Lihtenshtajnin. /Telegrafi/

Exit mobile version