Site icon Telegrafi

Rusia: Në Maqedoni është thelluar kriza politike

Rusia konstaton thellim serioz të krizës politike në Maqedoni dhe ndikim të fuqishëm nga jashtë. Kështu thuhet në reagimin e sotë të Ministrisë së jashtme ruse, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas rusëve, zgjedhjet e parakohshme të dhjetorit në Maqedoni ishin artificiale dhe nuk kontribuan në zgjidhjen e krizës, ndërkaq konsiderojnë se qëllimi është pastrimi i Maqedonisë nga politikanët që, sipas rusëve, nuk janë të pëlqyer për Perëndimin.

Për MPJ-në ruse, shqetësim ka shkaktuar ndikimi ultimativ nga jashtë në Maqedoninë shumëetnike dhe shumëkulturore ku ka patur konflikt të rëndë ndëretnik, ku përmes kërkesave vendoset se kush të hyjë në qeveri nga bashkësia tjetër etnike.

MPJ-ja ruse është e bindur se me largimin e plotë të ndikimeve të jashtme dhe me përqëndrim në demokraci të vërtetë dhe zgjidhje të pavarur të problemeve të brendshme forcohet besimi ndërmjet popujve që jetojnë në Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version