Ministria e Mbrojtjes së Rusisë bën të ditur se sot ka zgjatur moratoriumin e sulmeve ajrore në qytetin sirian Aleppo deri më 4 nëntor.
Ky vendim është bërë me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin.
Siç thuhet ndërprerja e sulmeve do të jetë në fuqi deri në orën 19:00 të 4 nëntorit, transmeton Reuters.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov ka thënë dje se Rusia nuk do të mund të zgjasë moratoriumin e sulmeve ajrore kundër caqeve në Aleppo derisa kryengritësit në këtë qytet vazhdojnë sulmet e tyre në teren.
“Në këtë moment pauza humanitare vazhdon për t’iu mundësuar civilëve daljen nga Aleppo dhe për të krijuar kushte për ndihma humanitare”, ka thënë Peskov.