Telegrafi

Rusia ndërpret marrëveshjet tjera me SHBA-në

Rusia ka zvogëluar tutje bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në energjinë bërthamore.

Ajo ka pezulluar një marrëveshje për kërkime dhe ka ndërprerë një tjetër mbi konvertimin e uraniumit.

Ditë më parë, Kremlini po ashtu ka braktisur paktin e plutoniumit me Uashingtonin.

Qeveria ruse tha se këto veprime janë kundërmasa ndaj sanksioneve që ka vendosur SHBA-ja mbi Rusinë, transmeton Evropa e Lirë.

Perëndimi ka ndërmarrë sanksione ekonomike pasi Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014.

Dështimi i një armëpushimi në Siri, ku Rusia mbështet forcat qeveritare dhe Perëndimi grupet rebele, i ka shtuar po ashtu tensionet.