Telegrafi

Rusia ndalon importin e perimeve nga vendet e BE-së

Ndërkohë, hetuesit evropianë të sigurisë së ushqimit ende po mundohen të përcaktojnë shtrirjen dhe burimin e shpërthimit bakterial, i cili fajësohet për vdekjen e 16 personave dhe sëmundjen e më shumë se 1000 të tjerëve, kryesisht në Gjermani.

Autoritetet gjermane, fillimisht kishin thënë se trangujt e importuar nga Spanja ishin burim i bakteries vdekjeprurëse, por më vonë, Gjermania tha se testet tjera treguan se këta tranguj të veçantë nuk shkaktuan epideminë, transmeton Evropa e Lirë.

15 të vdekur janë raportuar në Gjermani dhe një në Suedi, ndërsa infektimet janë raportuar edhe në Britani, Danimarkë, Francë dhe Holandë, kryesisht në mesin e njerëzve që kishin udhëtuar së fundi në Gjermani. /Telegrafi/