Telegrafi

Rusia mund ta shmangë krizën financiare

Në videparaqitjen gjashtëminutëshe të liferuar dje përmes uebsajtit zyrtar në Kremlin, Medevdevi i bindi rusët se kanë gjasa ta shmangin krizën bankare, valutore apo kreditore pa e humbur potencialin e krijuar.

Temën për krizën financiare sot e mbron e tërë bota, tha presidenti rus. "Shumica e vendeve u dakorduan me atë që gabime të ashpra, të kryera nga disa vende (para të gjithave SHBA-ja), kanë sjellë deri në probleme serioze. Kriza në SHBA u godit dhe u refuzua si rikoshet nga ekonomitë e praktikisht të gjitha vendeve", deklaroi Medvedev, i cituar nga ITAR-TASS-i.

Ai nënvizoi se Rusia akoma nuk ka hyrë në krizë, të cilën ai e quajti "vorbullë të madhe".

"Rusia ka mundësi ta shmangë dhe është e obliguar ta bëjë këtë"; nënvizoi shefi rus i shtetit.

Medvedevi theksoi se Qeveria ruse ka ndërmarrë masa, të cilëat në një të ardhme të shpejtë duhet ta kthejnë mirëbesimin në sektorin financiar dhe në procesin normal të kreditimit. Shteti do t’i ndihmojë edhe sektoret ekonomike kyçe si tregtinë me pakicë, ekonominë fshatare, ndërtimtarinë, industrinë, industrinë mbrojtëse dhe biznesin e vogël.

Ai deklaroi se kriza jep mundësi që Rusia ta modernizojë ekonominë dhe të fillojë të luajë rol të madh në përpunimin e "rregullave të reja të lojës".