Site icon Telegrafi

Rusia: Mos lejoni ndikime jo të frytshme të jashtme në Maqedoni

Ambasada e Federatës Ruse në Shkup vlerëson se zgjedhjet u mbajtën në një atmosferë të qetë, edhe pse situata politike ishte e tensionuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas ambasadës, vëzhguesit rus të zgjedhjeve nuk kanë regjistruar ndonjë shkelje të rëndësishme të standardeve univerzale të pranuara për zgjedhje.

Ambasada ruse konsideron se shumicë absolute nuk ka fituar asnjë palë, ndërkaq u bën thirrje partive politike që të ta respektojnë vullnetin e votuesve, të veprojnë sipas kuadrit kushtetues dhe t’u ikin ndikimeve jo të frytshme të jashtme gjatë formimit të qeverisë së re./Telegrafi/

Exit mobile version