Telegrafi

Rusia mohon se qëndron prapa raketave që kanë rënë në territorin e Polonisë

Pas raportimeve për rënien e dy bombave ruse në territorin e Ukrainës, ku si pasojë humbën jetën dy persona, ka reaguar edhe ministria ruse e Mbrojtjes.

Moska pretendon se raportimet e mediave polake “janë provokim i qëllimshëm që kanë për qëllim eskalimin e situatës”, transmeton Telegrafi.

“Nuk ka patur sulme mbi objektivat në afërsi të kufirit ukraino-polak me armë ruse”, thuhet në kumtesën e kësaj ministrie të Rusisë.

Kujtojmë që pak minuta më parë, sipas inteligjencës amerikane, dy raketa ruse kanë rënë në Poloni, duke vrarë dy persona.

E në anën tjetër, Pentagoni ka njoftuar se është informuar për raportimet rreth bombave ruse, por se aktualisht nuk kanë informacione që do t’i konfirmonin ato pretendime. /Telegrafi/