Site icon Telegrafi

Shkëmbim i të burgosurve, Rusia liron dy gazetarë dhe një ish-marins amerikan

Sipas burimeve të shumta mediatike, Rusia ka liruar nga burgu gazetarin Evan Gershkovich dhe ish-marinsin amerikan Paul Whelan.

Bëhet e ditur se gazetari i Wall Street Journal dhe ish-marinsi amerikan u burgosën në Rusi nën akuzat për spiunazh.

Tani, thuhet se të dy janë rrugës për në një destinacion jashtë territorit rus.

Lrimi i tyre vjen si pjesë e një shkëmbimi shumë të spekuluar të të burgosurve që përfshin edhe individë të profilit të lartë.

Më herët, Kremlini nuk ka pranuar të komentojë mbi raportet për një shkëmbim të afërt të të burgosurve në Rusi dhe SHBA, ndërsa spekulimet mbi shkëmbimin rriteshin, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Sekretari rus i shtypit, Dmitry Peskov, tha: “Unë ende nuk kam asnjë koment për këtë temë”.

Lexo po ashtu Rusi, gazetari amerikan Evan Gershkovich dënohet me 16 vjet burg

Ndërkohë, faqja e drejtpërdrejtë e gjurmimit të fluturimeve Flightradar24 tregoi një aeroplan qeveritar rus që ishte përdorur më parë për shkëmbimin e të burgosurve politikë duke u ulur në Kaliningrad përpara se të fluturonte për në Moskë.

Supozohet se shkëmbimi i të burgosurve politik u bë në kufi me Poloninë, megjithëse kjo mbetet e pakonfirmuar.

Aeroplani me numër RA-61727M është përdorur më parë për shkëmbimin e Viktor Bout, Konstantin Yaroshenko dhe Nadezhda Savchenko.

“Situata është unike në kuptimin që dëgjojmë se disa figura të profilit të lartë po zhvendosen në të njëjtën kohë. Duke pasur parasysh numrin e tyre, ne e kuptojmë se pritet një shkëmbim”, tha Ivan Pavlov, avokat dhe themelues i grupit ligjor të Departamentit Një.

Ndryshe, aktualisht nuk dihet vendndodhja e ish-shefave të fushatës së Alexei Navalny, Lilia Chanysheva dhe Ksenia Fadeeva, artistes Sasha Skochilenko, politikanëve Ilya Yashin dhe Vladimir Kara-Murza, aktivistit të të drejtave të njeriut Oleg Orlov, si dhe adoleshentit dhe shtetasit gjerman Kevin Leake.

Siç ka raportuar REL, në mesin e të liruarve është edhe gazetarja Alsu Kurmasheva, e dënuar nga një gjykatë ruse në korrik me gjashtë vjet e gjysmë burgim. /Telegrafi/

Exit mobile version