Rusia ka lëshuar një urdhër arresti për vëllanë e kritikut opozitar të burgosur Alexei Navalny si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të heshtur zërat që kritikojnë Kremlinin.
Ministria ruse e Punëve të Brendshme tha se, Oleg Navalny kërkohet për akuza penale, pa dhënë detaje të mëtejshme dhe emri i tij u shfaq në listën e të kërkuarëve.
Kjo lëvizje vjen një ditë pasi Autoriteti rus i Burgjeve kërkoi nga gjykatat që të konvertojnë dënimin me kusht me burgim real.
Pothuajse të gjithë aleatët më të shquar të Alexei Navalnyt janë larguar nga Rusia pasi ai u burgos dhe organizata e tij u shpall e jashtëligjshme.
Gushtin e kaluar, Oleg Navalny u dënua me një vit burg me kusht për thyerjen e kufizimeve të rregullave të pandemisë COVID-19 gjatë protestave që kërkonin lirimin e vëllait të tij.
Në vitin 2014, Alexei dhe Oleg Navalny u dënuan për mashtrim, për të cilin kritikët e Kremlinit thonë se ishte i motivuar politikisht.
Oleg kreu tre vjet e gjysmë burg dhe u lirua në vitin 2018, ndërsa Alexei mori një dënim me kusht tre vjet e gjysmë. /Telegrafi/