Dorëzimi i sistemit S-300 në Siri do të çojë në stabilizimin e situatës në rajon dhe do të sigurojë sigurinë e ushtarëve rusë.
Kështu deklaroi sot drejtori i Departamentit të Mos-Proliferimit dhe Kontrollit të Armëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Vladimir Jermakov.
Ai tha se masa të tilla do të çojnë në stabilizimin e rajonit, pasi në rast nevoje mund të mbyllet hapësira ajrore dhe të mbrohen ushtarët rusë në Siri.
Sipas tij, Moska zyrtare nuk sheh asgjë të pazakonshme në dërgesën e sistemit S-300 në Siri dhe se secili vend ka të drejtën që të ofrojë ndihmë ushtarake-teknike partnerëve të saj.
Më herët Uashingtoni zyrtar kundërshtoi vendosi planet ruse për dërgimin e sistemit raketor antiajror S-300, duke thënë se kjo do të shtojë dukshëm eskalimet në situatën në Siri nga pala ruse.