Moska ka kritikuar ashpër pranimin e Kosovës në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit (PCA), duke përmendur natyrën dhe paracaktimin e votimit, tha sot ( e martë) zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, raporton “Sputnik News”.
Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, pasi kaloi disa vjet nën administrimin e OKB. Ajo është e njohur nga Uashingtoni dhe shumë vende anëtare të BE, transmeton Indeksonline.
“Duket se rezultati i votimit është paracaktuar edhe para se të fillonte gjithçka, ndërsa i gjithë procesi ishte drejtuar me kujdes”, ka thënë Zakharova.
Ajo shtoi se gjykata i kishte kushtuar vëmendje vetëm atyre vendeve të cilat e pranuan anëtarësimin e Kosovës, ndërsa argumentet e vendeve të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës janë injoruar.