Amnesty shkruan në një raport se ka një shkatërrim sistematik të të drejtave civile në Rusi. Raporti vë në dukje se po bëhet gjithnjë e më e vështirë për njerëzit dhe mediat për të shprehur pikëpamje kritike.
Avokati i Popullit për të drejtat e njeriut, Vladamir Lukin, tha se vrasja e një numri gazetarësh pasqyronte gjithashtu gjendjen e tanishme të shoqërisë ruse.
Kremlini thotë se është i angazhuar për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe i akuzon qeveritë perëndimore se i përdorin akuza të tilla për të kufizuar ndikimin global të Rusisë.
Raporti i grupit Amnesty International vjen pesë dita para zgjedhjeve presidenciale, që kritikët thonë se nuk do të jenë të drejta. /bbc/