Serbia mund të llogaris në përkrahjen e Rusisë në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të jashtme të Rusisë, para vizitës në Beograd të shefit të diplomacisë ruse, Sergey Lavrov.
Sipas agjencisë ruse TAS të cilën e përcjellin mediat serbe, në dialogun mes Rusisë dhe Serbisë, vëmendje të veçantë do t’i kushtuar stabilitetit në Ballkan, duke përmendur edhe Kosovën, transmeton Telegrafi.
“Serbia mund të llogarisë në mbështetjen ruse për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial, para se gjithash në Kosovës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, e cila i referohet në bashkëpunimit të sukesesshëm të Serbisë dhe Rusisë në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/