Site icon Telegrafi

Rusia kërkon tërheqjen e trupave të NATO-s nga Bullgaria dhe Rumania

Garancitë e sigurisë që Rusia kërkon nga Perëndimi përfshijnë dispozita që kërkojnë nga forcat e NATO-s të largohen nga Rumania dhe Bullgaria, tha të premten ministria e Jashtme ruse.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Moska ka kërkuar garanci ligjërisht të detyrueshme nga NATO se blloku do të ndalojë zgjerimin e tij dhe të kthehet në kufijtë e tij të vitit 1997.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje se çfarë do të thoshte kjo për Bullgarinë dhe Rumaninë, të cilat u bashkuan me NATO-n pas vitit 1997, ministria tha se Rusia do të donte që të gjitha trupat e huaja, armët dhe pajisjet e tjera ushtarake të tërhiqeshin nga ato vende.

Ndryshe, Rusia tash e sa kohë ia ka paraqitur Perëndimit disa kërkesa të tjera e njëra ndër to është edhe mos lejimi i anëtarësimit të Ukrainës në NATO. /Telegrafi/

Exit mobile version