Kundërshtarët e Pavarësisë së Kosovës që vazhdojnë ta konsiderojnë UNMIK-un faktor të rëndësishëm kanë kërkuar rifuqizim të misionit të Kombeve të Bashkuara në fushën e sundimit të ligjit dhe në polici.
Është anëtari i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, Rusia, që ka propozuar rritjen e kapaciteteve në këto fusha edhe për faktin se së shpejti pritet të nisë punën Gjykata Speciale, e cila do të merret me krimet e supozuara të UÇK-së, shkruan sot “Koha Ditore”.
Por zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë thënë se nuk mund të ndodhë asnjë kthim i kompetencave në sundim të ligjit, sepse kjo kërkon konsensus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i cili takohet sot (e hënë) për t’i diskutuar këto çështje.