Telegrafi

Rusia kërkon që të dobësohet pozita e FMN-së në financat botërore

"Jemi të gatshëm për dialog serioz për rolin e ardhshëm të FMN-së, si edhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare financiare", deklaroi Dvorkoviç.

Sipas tij, FMN-ja do të mundet që edhe më tej ta luajë rolin e procesit të cilin e quajti si "sistem antikrize të paralajmërimit në kohën e duhur", por shtoi se Moska "nuk e kupton plotësisht rolin e FMN-së si kreditor i instancës së fundit".

"FMN-ja do të duhej të punojë si bankë, dhe jo si institucion për financimin e projekteve. Nuk do të duhej që fondi të veprojë si menaxher në vendet të cilave ju jep kredi. Gjatë sigurimit të debive do të duhej të propozojë vetëm kushte financiare por jo edhe politike", theksoi Dvorkoviç.

Sipas tij, Rusia do të donte që të krijoheshin institucione të reja botërore si dhe rajonale që në vitet e ardhshme do të mundeshin të ndërmerrnin rolin e FMN-së.