Telegrafi

Rusia kërcënon me veto projektrezolutën mbi Alepon

Rusia kërcënoi sot me përdorimin e së drejtës së saj të vetos për të bllokuar projekt rezolutën në OKB të përgatitur nga Franca, që parashikon një armëpushim në qytetin sirian të Alepos dhe ndalimin e fluturimit të të gjithë avionëve ushtarakë.

“Thjesht nuk e shoh se si mund ta lëmë këtë rezolutë të kalojë”, deklaroi për median Vitali Çurkin, ambasadori i Rusisë në OKB, i pyetur mbi një përdorim të mundshëm të së drejtës së saj të vetos nga Moska.