Rusia do të përgjigjet ndaj paraqitjes së mundshme të anijeve të SHBA-së në Detin e Zi.
Kështu tha zëvendëskryetari i Këshillit të Mbrojtjes të Dumës ruse, Yuriy Shvitkin, pas paralajmërimeve se SHBA filloi përgatitjet për dërgimin e anijeve luftarake në Detin e Zi.
“Pa marrë parasysh se nga vjen agresioni apo veprimi provokues, nga Ukraina apo nga Amerika, kjo nuk ka rëndësi për ne. Për ne, kufiri shtetëror është i papranueshëm. Ne do t’i përgjigjemi në mënyrë të përshtatshme. Unë me të vërtetë nuk do të dëshiroja që nëndetëset tona të lundrojnë deri në brigjet e Amerikës”, u tha gazetarëve Shvitkin.
Televizioni CNN, duke cituar burime njoftoi se SHBA filloi përgatitjet për dërgimin e anijeve luftarake në Detin e Zi pas një incidenti në kalimin Kercko, ku anijet ukrainase u ndaluan nga marina ruse.
“Shkatërruesi i Marinës së SHBA, që po kalon pranë bazës së Flotës së Paqësorit të Rusisë, nuk ka hyrë në ujërat territoriale të Rusisë, por veprime të tilla janë provokuese nga natyra”, tha Shvitkin.
Më herët, marina amerikane njoftoi se shkatërruesi i raketave “McCampbell” kaloi pranë gjirit të Petrit të Madh në Primorje, ku ndodhet baza e Flotës Paqësore të Rusisë. /kp/Telegrafi/