Site icon Telegrafi

Rusia: Katalonia problem i brendshëm i Spanjës

Rusia nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj në në çështjen e pavarësisë së Katalonisë, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova për RIA.

Moska më parë ka deklaruar se zhvillimet në Kataloni i sheh si çështje të brendshme të Spanjës.

Rusia gjithashtu ka pohuar se të gjitha mosmarrëveshjet mund të zgjidhen përmes dialogut brenda kuadrit të ligjit spanjoll dhe ndërkombëtar.

“Ne e kemi bërë të qartë pozicionin tonë në mënyrë të përsëritur. Në kemi shprehur para referendumit, gjatë referendumit dhe pas referendumit se Katalonia është problem i brendshëm i Spanjës. Dua të theksoj se pozicioni ynë nuk ka ndryshuar”, tha Zakharova.

Exit mobile version