Telegrafi

Rusia ka më tepër vdekje nga COVID-19, mbi gjashtë herë më e lartë sesa është raportuar

Zyrtarisht Rusia ka deklaruar mbi 79 mijë vdekje që lidhen me COVID-19, megjithatë kjo është vërtetuar se është një gënjeshtër, pasi të dhënat e reja tregojnë se shifra është mbi 480 mijë.

Kur gazeta ruse Novaya Gazeta, në muajin maj 2020 kishte shkruar se shkalla e vdekshmërisë nga COVID-19 në Moskë ishte tre herë më e lartë sesa një vit më herët, lajmi u përhap ndërkombëtarisht. Në atë kohë, Ministria e Jashtme Ruse e quajti informacionin “spekulim anti-rus”.

Tani gazeta e pavarur ruse Meduza, raporton të dhënat më të larta nga ato zyrtare që lidhen me realitetin.

Shifrat zyrtare të Rusisë për numrin e të vdekurve gjatë pandemisë vijnë nga autoriteti i Rospotrebnadzor dhe aktualisht janë mbi 79 mijë të vdekur. Sidoqoftë, Instituti rus i Statistikave thotë se kishte 358 mijë vdekje më shumë në vitin 2020, krahasuar me vdekjet mesatare nga dy vitet e fundit.

Zëvendëskryeministrja ruse Tatiana Golikova njofton se 31 për qind e vdekjeve në vitin 2020 ishte për shkak të COVID-19 apo 111 mijë vdekje. Por, numri zyrtar i të vdekurve të raportuara çdo ditë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë është ende nën 80 mijë.

Meduza tani deklaron se Ministria e Shëndetësisë për rajonin e Moskës ka vlerësuar se 98 deri 100 për qind e vdekjeve ishte për shkak të COVID-19.

Ky numër e bën Rusinë vendin me vdekshmërinë më të lartë nga COVID-19 gjatë pandemisë. Mirëpo, se statistikat zyrtare ruse janë të ndjeshme për presidentin Vladimir Putin.

“Duke supozuar se të gjithë vdekjet janë për shkak të pandemisë, atëherë numri i vdekjeve nga COVID-19 është 6.3 herë më i lartë”, thotë studiuesi Dimitry Kobak nga Universiteti Tübingen.

Kur merren parasysh shifrat e vdekshmërisë të lidhura me COVID-19, Rusia do të ishte vendi me më shumë vdekje apo 0.33 për qind e popullsisë, krahasuar me 0.17 për qind në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/