Rastet nga coronavirusi në Rusi kapërcyen Francën dhe Gjermaninë të enjten, për t’u bërë vendi i pestë në botë, me më së shumti të prekur, pas një rritje rekorde ditore, ndërsa kryetari i Moskës u shpreh se shifra e vërtetë pa statistikat zyrtare ishte shumë më e lartë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, numri i të infektuarve u rrit në 177 mijë, domethënë Rusia tani ka më shumë raste të konfirmuara sesa Gjermania ose Franca, pasi vetëm 24 orët e fundit u raportuan 11 mijë të prekur.
Bëhet e ditur se më shumë se gjysma e të gjitha rasteve dhe vdekjeve në Moskë, njëherit epiqendra e shpërthimit të Rusisë, e cila të enjten raportoi një rritje rekorde brenda një jave prej 6,703 raste të reja, duke e çuar në total shifrën prej 92 mijë.
Ndërkaq kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin tha se kërkimet treguan se numri i vërtet i rasteve në kryeqytetin rus ishte rreth 300 mijë ose më shumë se trefishi i shifrës zyrtare./Telegrafi/