Telegrafi

Rusia ka numrin më të lartë të vdekjeve brenda një dite nga fillimi i pandemisë

Rusia konfirmoi sot 752 vdekje shkaku i pandemisë së COVID-19.

Ky është numri më i lartë i viktimave në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë që mori 142,253 jetë në atë vend.

Selia kryesore e pandemisë njoftoi të shtunën se 25,082 njerëz janë infektuar në 24 orët e fundit, nga të cilat 5,694 në Moskë.

Kështu, numri i njerëzve të infektuar në Rusi është rritur në 5,758,300 që nga fillimi i pandemisë, raporton reuters.

Byroja Federale e Statistikave paraqet të dhënat e veta, kështu që njoftoi të premten se nga muaji prill i vitit 2020 deri në muajin maj 2021, 290 mijë vdekje në lidhje me coronavirus u konfirmuan në Rusi. /Telegrafi/