Telegrafi

Rusia: Ka ndërhyrje të ashpra nga jashtë në çështjet e brendshme të Maqedonisë

Situata politike në Maqedoni ka qenë në fokus të takimit të zv. ministrave të punëve të jashtme të Rusisë dhe Italisë, Alexey Meshkov dhe Vincenzo Amendola, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton MPJ-ja ruse, pala ruse është fokusuar në ”shembujt e drejtpërdrejtë të ndërhyrjes së ashpër nga jasht në punët e brendshme të Maqedonisë, përfshirë edhe BE-në dhe NATO-në, si edhe për natyrën shkatërruese të ‘Platformës së Tiranës’ që përmban erozion të shtetësisë së Maqedonisë”.

Rusët e konsiderojnë kundëproduktive edhe vendimin e Malit të Zi që të hyjnë në NATO pa referendum popullor./Telegrafi/