Telegrafi

Rusia ka gisht në sulmin kibernetik ndaj demokratëve në ShBA!

Pas analizave të kryera mbi ndërhyrjet në kompjuterët e Partisë Demokrate, dy kompani kibernetike amerikane kanë thënë se ato janë kryer nga “hakerë” rusë.

Sipas këtyre dy kompanive “domenët” e internetit që janë shfrytëzuar për të sulmuar kompjuterët e demokratëve çojnë te një grup rus i quajtur “Fancy Bear”.

Ky grup ka lidhje me shërbimet ruse të inteligjencës.

I njëjti grup e ka kryer edhe sulmin mbi kompjuterët e Komitetit Kombëtar Demokrat në muajin qershor, kanë thënë kompanitë, “Fidelis Cybersecurity” dhe “ThreatConnect”.

Rusia deri më tash disa herë e ka mohuar se qëndron prapa sulmeve të tilla kibernetike.