Organi rus i ngarkuar me monitorimin e internetit, Roskomnadzor, bllokoi faqen e internetit të Alexei Navalnyt, një udhëheqës rus i opozitës që është në burg, navalny.com.
Edhe 48 ueb-faqe të njerëzve dhe organizatave të lidhura me të u bllokuan gjithashtu, njoftoi sot ekipi i Navalnyt.
Në qershor, një gjykatë ruse miratoi kërkesën e prokurorëve që organizatat e lidhura me Navalny të shpallen ekstremiste, pas së cilës ata u ndaluan, njoftoi reuters.
Një aleat i ngushtë i Navalnyt, Leonid Volkov, deklaroi në rrjetin social Telegram se ekipi së shpejti do të shpjegojë se si planifikon të anashkalojë bllokadën.
Navalny po vuan një dënim me dy vjet e gjysmë burg për shkelje të një dënimi me kusht. /Telegrafi/