Site icon Telegrafi

Rusia, Irani dhe Turqia marrëveshje për dislokimin e forcave në Siri

Rusia dhe Irani aleatë të Damaskut dhe Turqia që mbështet rebelët, njoftuan sot në Astana për arritjen marrëveshjes për të dislokuar së bashku forca paqeruajtëse në zonën e konfliktit në Idleb, në veriperëndim të Sirisë.

“Këto tre vende do të dislokojnë forca të kontrollit të situatës së tensionuar në rajonin e Idlebit dhe në disa zona të rajoneve Lattakie, Hamas dhe Alepo”, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar në përfundim të bisedimeve dy ditore në kryeqytetin e Kazakistanit.

Këto forca do të kenë si mision parandalimin e incidenteve dhe konfrontimeve mes forcave qeveritare dhe luftëtarëve rebelë që kontrollojnë pjesën më të madhe të rajonit të Idlebit, në kufi me Turqinë dhe shumë pranë provincës Latakie, një bastion i regjimit.

Qyteti i Idlebit në fund të muajit korrik kaloi nën kontrollin e xhihadistëve të ish-degës së Al-Kaedës në Siri, pas tërheqjes së një grupi rebel rival.

Exit mobile version