Telegrafi

Rusia insiston në respektimin e Rezolutës 1244 për Kosovën

Zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme Genadij Gatilov është takuar me të dërguarin special të KB-së për Kosovën, Zahir Tanin dhe me këtë rast ka porositur se UNMIK–u luan rolin kyç stabilizues në këtë rajon, përcjell rts kumtesën e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, transmeton Koha.net.

Gjatë bisedimeve, palët kanë këmbyer mendime për shumë çështje që kanë të bëjnë me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, përfshirë situatën aktuale, pozitën e serbëve të Kosovë, problemet në zbatimin e marrëveshjeve Beograd – Prishtinë dhe për modalitetet e funksionimit të UNMIK-ut.

Pala ruse ka konfirmuar rëndësinë e respektimit të dispozitave të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe ka theksuar se kjo rezolutë bashkë me të drejtën ndërkombëtare, mbetet në tërësi e plotfuqishme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Marrë para sysh rolin kyç të UNMIK-ut për stabilizimin e situatës në Kosovë, u tha se financimi i personelit të këtij misioni nuk duhet pakësuar. Shqiptarët e Kosovës duhet të respektojnë gjitha detyrimet që i kanë marrë në kuadër të marrëveshjeve me serbët”, ka thënë kumtesa e MPJ-së e Rusisë.