Site icon Telegrafi

Rusia fajëson NATO-n për vrasjen e ambasadorit rus

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdohan ka biseduar në telefon me homologun e tij rus Vladmir Putin, pas vrasjes së ambasadorit rus, Andrei Karlov, sot në Ankara.

Policia turke ka njoftuar vrasësi i ambasadorit rus është, Mevlut Mert Altintash dhe ishte pjesëtar i forcave policore turke, i cili u vra pas atentatit që kreu, transmeton KosovaPress.

Zëdhënësi i Zyrës së Presidentit turk, Ibrahim Kalin ka konfirmuar se Erdogan tashmë ka biseduar me Putinin. “Presidenti Erdogan përmes telefonit i ka dhënë Putinit informacione në lidhje me sulmin”, tha Kalin.

Kurse, senatori i lartë, Frantz Klintsevich, zëvendëskryetar i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri në Dhomën e Epërme të Parlamentit rus, ka thënë se vrasja e ambasadorit rus ka qenë akt i planifikuar.

“Të gjithë e kanë ditur se ai do të merrte pjesë në këtë ekspozitë fotografish”, ka thënë Klintsevich. Mund të jetë ISIS, apo armata kurde, e cila përpiqet ta dëmtojë Erdoganin. Por, mund të jenë me shumë gjasë përfaqësuesit e shërbimeve sekrete të një vendi të NATO-s, ata që qëndrojnë prapa”, ka deklaruar Klintsevich dhe shtoi se kjo përbën sfidë për Rusinë.

Exit mobile version