Site icon Telegrafi

Rusia është pajtuar për armëpushim 48 orësh në Aleppo

Rusia është pajtuar për armëpushim prej 48 orësh në Aleppon e rrethuar, pasi një video tmerruese e një djaloshi të plagosur sirian nga sulmi ajror, është transmetuar në internet gjatë ditës së djeshme.

Pamje e djaloshit të lënduar dhe të këputur nga lodhja në ulësen e auto ambulancës, paraqet tmerrin që e ka përfshirë qytetin Aleppo në Siri, që është bazë e kryengritësve.

Ky qytet për muaj të tërë është i rrethuar nga forcat qeveritare, të mbështetura nga sulmet ajrore të Rusisë.

“Ky djalosh i vogël asnjëherë nuk ka pasur një ditë në jetën e tij pa luftë, vdekje, shkatërrim dhe varfëri, në vendin e vet”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, John Kirby. /Rel/

Exit mobile version