Telegrafi

Rusia embargo ëmbëlsirave nga Ukraina

Agjencia ruse për mbrojtjen e konsumatorit, “Rospotrebnadzor”, njoftoi sot ndalimin e ëmbëlsirave të prodhuara në Ukrainë.

Agjencia ruse për mbrojtjen e konsumatorit, “Rospotrebnadzor”, njoftoi sot ndalimin e ëmbëlsirave të prodhuara në Ukrainë, ndërkohë që tensionet rriten mes Moskës dhe Kievit, që tashmë ndodhet nën një embargo ruse për shumë nga produktet e saj ushqimore.

“Një kontroll shtetëror mbi disa marka ëmbëlsirash ukrainase ka nxjerrë shkelje të ligjit, përbërja nuk korrespondon me standardet e treguara në etiketat e tyre”, njoftoi agjencia në një komunikatë.
“Për të garantuar të drejtat e konsumatorit, ‘Rospotrebnazor’, ndalon importimin në territorin rus të ëmbëlsirave të prodhuara në Ukrainë”, njoftoi ajo.

Ky vendim vjen një muaj pas ndalimit masiv të importimit të ushqimeve nga vendet që kanë aplikuar sanksione kundrejt Rusisë, e akuzuar se mbështet kryengritësit në lindje të Ukrainës. /Telegrafi/