Telegrafi

Rusia e quan akt armiqësor vendimin e SHBA-ve për heqjen e kufizimit të armëve në Siri

Ministria e Jashtme e Rusisë tha të martën se vendimi ShBA-ve për të lehtësuar kufizimet ndaj furnizimeve të armëve të rebelëve sirianë është një “akt armiqësor”, i cili kërcënon sigurinë e avionëve luftarakë rusë dhe personelit ushtarak, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.

RIA citoi ministrinë duke thënë se administrata e Barak Obamas është përpjekur që të komplikojë situatën në botë para se Donald Trump të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë në janar.

Obama hoqi disa kufizime mbi dërgesat e armëve për rebelët sirianë në fillim të këtij muaji.

Kremlini, një forcë ajrore e cila është duke mbështeturqeverinë e presidentit Bashar al-Assad, tha se masa ishte e rrezikshme dhe se armët mund të përfundojnë në duart e “terroristëve”, transmeton KosovaPress.