Telegrafi

Rusia e gatshme tu bashkohet masave për kufizimin e prodhimit të naftës

 

Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi sot se vendi i tij është i gatshëm t’i bashkohej masave për kufizimin e prodhimit të naftës për të rritur çmimin e saj.

“Rusia është e gatshme për t’iu bashkuar masave për kufizimin e prodhimit të naftës”, deklaroi Putin në një fjalim gjatë Kongresit botëror të Energjisë në Stamboll.

Anëtarët e Organizatës së Vendeve Prodhuese të Naftës (OPEC) ku Rusia nuk bën pjesë, ranë dakord në fund të shtatorit për të kufizuar prodhimin për rritjen e çmimit.